‘Bomba’ Cristiano Ronaldo; ofrohen 180 milionë Euro për yllin e Realit të Madridit?

Cristiano Ronaldo projektohet të jetë ‘bomba’ e merklatos së kësaj vere. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja portugeze ‘A Bola’, për yllin e Realit të Madridit është bërë gati një ofertë që kap vlerën e 180 milionë Eurove. Në artikullin e publikuar nga kjo e përditshme theksohet gjithashtu se janë 3 klube që kanë shprehur dëshirën për të derdhur në arkat e Realit të Madrisditi këtë shifër për të siguruar kartonin e futbollistit dhe bëhet fjalë për Manchester United, Paris Saint Germain dhe Monaco. Për momentin nuk ka asnjë konfirmim në lidhje me këtë ofertë për 32 vjecarin, por ku ka zë nuk është pa gjë. Për më tepër, Ronaldo nuk e ka mohuar asnjëherë se dëshiron të kthehet te Manchester united për të mbyllur karrierën e tij.

sfidanti.al