Barcelona tashmë i ka mbyllur llogaritë me kampionatin spanjoll edhe pse ka edhe një ndeshke të për t’u zhvilluar këtë fundjave. Për këtë arsye futbollistët e skuadrës së parë i shfrytëzuan në maksimum 3 ditët që kishin pushim përpara kthimit në stërvitje.
Disa prej këtyre lojtarëve vendosën që të largoheshun nga Barcelona për t’i kaluar këto ditë me familjen e tyre. është ky rasti i Malkom, me brazilianin që shkoi në Ibiza e Formentera për të marrë rrezet e diellit dhe për t’u argëtuar në një jaht me të dashurën e tij Letisia dhe disa miq.
Vetë futbollisti vendosi që të publikojë në rrjetet sociale një video teksa zhytet dhe notonte në brigjet e Formenterës nën diellin në ishullin balear.
sfidanti.al