Emrat e futbollistëve janë një gjueti e pandalshme jo vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët. Zllatan, Mesi, Ronaldo, Nejmar apo Suarez nuk janë nofka më e mirë vetëm për njerëzit, por edhe për ..qentë. Vetë Leo Mesi e ka pagëzuar qenin e tij, me emrin e futbollistit brazilian, Hulk për shkak të oreksit dhe përmasave që ka. Një emër domethënës, aspak fyes, dhe që s’ka lidhje me faktin ngacmues se Hulk është futbollisti më i paguar në botë, gjatë një jave, me ekipin e Shangait në Kinë me 270 mijë euro.