Xhordan Karver, modelja gjermane që jeton në SHBA dhe një tifoze e flaktë e Bajernit të Mynihut festoi për kualifikimin e skuadrës bavareze në raundin tjetër të Kupës së Gjermanisë pasi mundi Lajpcigun pas serisë së gjuajtjes së 11 metërshave.
Cdo kush e kujton modelen gjermane e cilësuar edhe si muza e kampionëve të Gjermanisë. Me baba italian dhe nënë gjermane, Xhordan lindi në Trier, në vitin 1986. Tani është 31 vjec por prej vitesh familja e saj ka emigruar në SHBA. Xhordan hyri në botën e modelingut në Los Anxheles duke korrur sukses falë edhe një pjese të fizikut të saj. Që nga 2010 administron një ëebsite personal. Është admiruese e sporteve dhe ka praktikuar disa disiplina të tilla si tenis, gjimnastikë, surf apo futboll dhe sipas Bild është një mjeshtre e jogës.
Sfidanti.al