Tenis, Martina Hingis konfirmon tërheqjen përfundimtare

Martina Hingis është tërhequr prej kohësh nga turnetë e lojës njëshe në tenis, por vazhdon të aktivizohet në lojën dyshe. Zvicerania ka vendosur t’i thotë përfundimisht lamtumirë aktiviteteve sportive dhe turneu WTA Tour Finals i lojës dyshe ishte evenimenti i fundit i saj.

Hingis e vari raketën në gozhdë në vitin 2007  që përkoi me një periudhë dëmtimesh dhe me testet positive antidoping për përdorim kokaine gjatë një kontrolli në Uimbëlldon për t’u rikthyer pak vite me vonë  për t’u përqendruar te loja dyshe.

Martina Hingis, ish numri 1 I renditjes botërore ja fituar 43 tituj në karrierën e saj 5 nga të cilët janë tituj Grand Slam, këtyre shifrave u shtohen 13 tituj madhorë në lojën dyshe dhe 7 të tjerë në lojën dyshe e përzier. Gjatë këtij viti ajo ka mundur të fitojë 9 turne në lojën dytshe dhe këtu përfshihet edhe suksesi në US Open

Sfidanti.al