Koke bëhet baba’, bashkëshortja Beatriz sjell në jetë vogëlushin Leo

Beatris Espehel dhe Koke Resurreksion, kapiteni I Atletiko Madrid, në muajin qershor teksa ishin me pushime bënë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se do të bëheshin prindër një lajmërim që e bënë teksa postuan një imazh të Dubait.

Pas disa muajsh, bashkëshortja e tij përdori të njëjtin rrjet social për të bërë të ditur se solli në jetë fëmijën e parë të saj dhe futbollistit të Atletiko Madrid duke zbuluar edhe emrin e vogëlushit, Leo. Djali I Kokes erdhi në jetë në orën 06:00 të së shtunës në 14 dhjetor dhe peshonte 3.2 kg.

Por edhe pse lindja e djalit të tij ishte një event shumë I rëndësishëm për të, Koke nuk mungoi në ndeshjen mes Atletiko Madrid dhe Osasunës që Los Colchoneros e fituan 2-0 dhe ku kapiteni ishte në formacionin bazë

Sfidanti.al