Nëse është dikush që është mbërthyer nga emocionet e ‘El Clasico’, ai është Antuan Grizman që do të përjetojë një sfidë të tillë kaq të zjarrtë sic është ajo me Barcelonës dhe Realit të Madridit për herë të parë në karrierën e tij. Sulmjuesi francez që të shtunën ndaj Real Sociedadit shënoi golin e tij të 6 në kampionat me fanelën e skuadrës katalanase dhe të 7 sezonal dhe se dita e El Clasico do të jetë dicka e pabesueshme dhe shumë e rëndësishme për të.
‘Do të jetë hera e parë për mua që do të luaj El Clasicon dhe si gjithnjë do të kërkoj që të ruaj qetësinë, ta përgatis mirë dhe më pas të argëtohem para, gjatë dhe pas ndeshjes me shokët e mi të skuadrës-tha Grizman-është një ndeshje që e pret e gjithë bota dhe që për të cilën fillohet të flitet 4-5 ditë para. Ështyë një duel shumë I rëndësishëm si për tifozët ashtu edhe për futbollistët’.
Në intervistën e tij Grizman theksoi edhe dicka tjetër në lidhje me ‘El Clasico’.
‘Që kur isha te Real Sociedad për mua, gjithnjë ishte një kënaqësi të shihja ‘Los Clasicos’ në televizor dhe tani është një ëndërr që do të kem mundësi të jem aty, të jem aktor I kësaj ndeshjeje-tha Grizman-cilin Clasico do të zgjidhja? Ai që më pëlqeu dhe që më befasoi më shumë ishte ovacioni I Bernabeut në drejtim të Ronaldinjos në fitoren 3-0 të Barcelonës ku ai bëri një ndeshje të madhe dhe I gjithë stadiumi e pranoi këtë’.
Sfidanti.al