Kohë të vështira për Rooney; sulmuesi humbi rreth 600 mijë Euro në kazino

Wayne Rooney përgatitet për kohë shumë të vështira. Sulmuesi anglez, që nuk është më një pikë referimi te Manchester United, humbi rreth 600 mijë Euro në një kazino, gjë që konfirmohet nga një dëshmitar okular që ishte i pranishëm në atë mbrëmje. ‘Rooney mbërriti në kazino në mesnatë në një ditë të mesjavës, kur nuk kishte shumë njerëz-tregon dëshmitari-shkoi në zonën VIP dhe qëndroi aty deri në orën 02:00 të mëngjesit. Rooney po luante papushim. Fiksonte tavolinën e fishat duke luajtur në roulette dhe blackjack dhe ndërsa bënte këtë konsumonte birrë, por nuk ishte i dehur’. Dëshmitari tregoi shumë detaje nga veprimet e Rooney në kazino duke konfirmua se shuma që ai shpenzoi ishte vërtetë e lartë. Ndërsa një dëshmitar tjetër shkon edhe më tej duke përmendur reagimin e mundshëm të bashkëshortes së Rooney në lidhje me këtë veprim të futbollistit. ‘Nuk do të doja të isha në vendin e Rooney dhe të shihja reagimin e Coleen kur të marrë vesh këtë aventurë të tij-tregon dëhmitari I dytë-Rooney luajti në kazino në momentin kur ajo ndodhej në Evropë me fëmijët e saj. Coleen është një biznesmene e suksesshme, por ajo që bëri Rooney ishte e tmerrshme’.

sfidanti.al