Kili ka gjetur tifozen më të flaktë; modelen Daniela Chavez

Kili ka gjetur tifozen më të flaktë dhe bëhet fjalë pëe Daniela Chavez. Modelja e revistës ‘Playboy; nuk e fshehu aspak entuziazmin e saj pas fitores së ‘La Rojas’ ndaj Kamerunit në Kupën e Konfederatave. Daniela e kishte nisur shumë shpejt motivimin e skuadrës kampione të Amerikës Latine duke postuar disa foto të saj ku ajo shfaqet pothuajse e zhveshur plotësisht të shoqëruara me mesazhin: ‘Nisi Kupa e Konfederatave. Shpresoj ta fitojë Kili. Forca!

Por gjatë ndeshjes me Kamerunin ajo pati edhe momente zemërimi kundrejt sistemit VAR që anuloi një gol Kilit, por gjithsesi ajo mori frymë lirisht minuta më vonë kur Kili shënoi 2 herë në portën kamerunase. Vlen të theksohetr se Daniela Chavez është edhe një tifoze e Realit të madridit, madje kohë më parë u fol edhe për një lidhje të saj me Cristiano Ronaldon, histori që në fund rezultoi të ishte e pavërtetë.

sfidanti.al