Kylian Mbappe e di të ardhmen e tij: Shkoj vetëm te Reali i Madridit

Është vetëm 18 vjeç, por Kylian Mbappe i ka idetë e qarta për atë që dëshiron të bëjë në të ardhmen. Sulmesi i Monacos e ka zgjedhur destinacionin e tij të ri dhe është pikërisht Reali i Madridit. Mësohet se futbollisti i përfaqësueses franceze ua ka komunikuar këtë dëshirë drejtuesve të Monacos duke u thënë: Shkoj vetëm te Real Madrid dhe askund tjetër. Një mesazh ky që u pëlqen drejtuesve të kampionëve të Evropës që në fund mund të vendosin të lejojnë largimin e Ronaldos për të siguruar fondin e mjaftueshëm për të blerë kartonin e talentit Mbappe.

sfidanti.al