Teoritë për Ronaldon nuk reshtin; portugezi kërkon kthimin te Manchester United?

Telenovela Cristiano Ronaldo pasurohet me një episod të ri. Sulmuesi portugez është i vendosur që të largohet nga Reali i Madridit dhe dëshira e tij është që të kthehet tek skuadra e Manchester United me të cilin ka luajtur për 6 sezone. Tabloidi ‘The Sun’ , bën të ditur se 32 vjecari i ka këkruar agjentit të tij, Jorge Mendes që të mundësojë këtë transferim të tij në Old Trafford për t’u bashkuar sërish me Jose Mourinhon me të cilin ka punuar edhe në periudhën 2010-2013. Shpërthimi i Ronaldos dhe deklarata e tij për t’u larguar nga Reali erdhën pak ditë pasi u mësua se Prokuroria e paditi për një evazion fiskal prej 14.7 milionë eurosh.

sfidanti.al