Ju kujtohet kinezja He Zi? Pas propozimit në Rio 2016, tërhiqet nga garat ..

Sportistja e hedhjes nga trampolina, He Zi tërhiqet nga aktivitetet dhe kjo për disa arsye, ku ajo që ka më shumë rëndësi është se ajo do të bëhëte nënë. Vetëm një vit më parë i dashuri i saj, Qin Kai i propozoi për martesë nw Rio 2016 pas ceremonisë së ndarjes së medaljeve në hedhjen nga trampolina 3 m ku ajo u rendit e dyta, dhe tani ajo po bën hedhjen më të rëndësishme të saj, në atë të botës prindërore. He Zi, fituese e medajeve si në Londër 2012 ashtu dhe në Rio 2016 e cila prej 11 muajsh po vuante edhe një dëmtim në këmbë konfirmoi tërheqjen e saj nga të gjitha aktivitetet. ‘Këtë vit do të bëhem nënë dhe bashkëshorte-deklaroi He Zi-Unë dhe Qin Kai mezi po presim të mbajmë në krahë fëmijën tonë’. He Zi përmendi edhe dëmtimin duke theksuar se pavarësisht gjithë këtyre muajve ajo ndjen dhimbje në këmbë edhe kur ecën dhe e ka të pamundur për të përballuar stërvitjen e përditshme. ‘Për 20 vjet kam luftuar për karrierën time, tani do të luftoj për familjen time-theksoi ajo.

sfidanti.al