Joana Sanz rrëfen anoreksinë e saj: Më binte floku

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të luftës ndaj anoreksisë dhe bulimisë, Joana Sanz vendosi që të flasë hapur me ndjekësit e saj dhe t’u tregojë për këtë sëmundje të cilën ajo vetë e kaloi dhe që bëri që ajo të peshonte vetëm 47 kg.

‘Pasi u mendova shumë, desha që të tregoj historinë time për të shfaqur mbështetjen kundrejt të gjithë personave që kanë probleme për rrethanat që jetojnë, për fjalët që duhet të dëgjojnë-nisi rrefimin e saj bashkëshortja e futbollistit Dani Alves-problemi është se njerëzit që na rrethojnë janë mizorë, të këqinj dhe që të vendosin etiketa pa e ditur se cfarë ka pas cdo personi’

Joana Sanz më pas vijoi me rrefimin e saj për makthin që përjetoi.

‘Nuk kisha lëkurë në fytyrë, isha kaq keq sa më binte shumë flokë-vijoi Joana Sanz-por më e keqja ishte se për mua ishte gjithcka mire sepse e kisha të qartë se doja të sfiloja ne pasarelë dhe duhet të isha ashtu për ta bërë. As shefi um nuk më thoshte gjë, përkundrazi, më thoshte që isha e mrekullueshme, që isha më mirë se kurrë, se do të shkoja në Neë York’.

Sipas Joana Sanz, nuk janë vetëm opinionet nga jashtë që ndikojnë, por në këtë pikë imponohet edhe vetë industria e modës.

‘Isha shumë e trishtuar, pa energji-tregon modelja spanjolle-edhe moda bën shumë në këtë pikë, jo vetëm fjalët e njerëzve’.

Për fat të mirë, Joana Sanz e kaloi  sëmundjen dhe tani pas 3 vitesh ajo shfaqet më e bukur dhe  në një formë më spektakolare se kurrë.

Sfidanti.al