Jo vetëm Lauda vs. Hunt, në kinema shfaqe edhe dueli Borg-McEnroe

Skenarisët dhe regjistorët e filmave hollivudianë po i referohen gjithnjë e më shumë botës sportive për të realizuar vepra kinematografike. Pas rivalitetit mes Niki Laudas dhe James Hunt në Formula 1, së fundmi është ekranizuar edhe rivaliteti mes 2 legjendave të tenisit Bjorn Borg dhe John McEnroe. Në Toronto ka nisur Festivali i Filmit dhe ai u hap pikërisht me filmin ‘Borg/McEnroe’. Aktori që portretizon tenistin amerikan është Shia LaBeouf, ndërsa Bjorn Borg interpretohet nga aktori suedezi Sverir Gudnarson. Por ‘Borg/McEnroe’ nuk është filmi i vetëm, drama e të cilit përjetohet në fushat e tenisit. në Festivalin e Filmit të Torontos është e pranishme edhe aktorja Emma Stone  që së fundmi pati një sukses të madh me ‘La La Land’. Stone është protagonistja e filmit ‘Battle of Sexes’ ku ajo luan rolin e Billie Jean King që në vitet 70 luftoi kundër seksizmit duke u përballur me Bobby Riggs i cili interpretohet nga aktori Steve Carell.

sfidanti.al