Jo më beqar, portieri Ter Stegen martohet me të fejuarën Daniela

Marc Andre Ter Stegen, përfitoi nga fakti që u la pushim nga trajneri Luis Enrique deri ditën e enjte për të ndërmarrë hapin më të rëndësishëm në jetën e një njeriu; atë të martesës. Portieri gjerman i Barcelonës së bashku me të fejuarën e tij Daniela Jehle kryen ceremoninë e martesës civile në Bashkinë e Sitges. Vetëm përpara një muaji, Ter Stegen zbuloi planet e martesës me partneren e tij nëpërmjet një komunikimi live në Facebook, histori që u përsërit vetëm se këtë radhë ishte vetë Daniela që zbuloi imazhet e ciftit të sapomartuar. Megjithatë festimet për dasmën e Ter Stegen do të vazhdojnë. Në muajt e verës, në Gjermani do të zhvillohet edhe ceremonia tradicionale ku përvec familjarëve dhe miqve të ngushtë të futbollistit, do të jenë edhe disa prej futbollistëve të Barcelonës.

sfidanti.al