Presidenti i Barcelonës, Bartomeu shuan zërat: Nuk e jap dorëheqjen

Presidenti i Barcelonës, Josip Maria Bartomeu vendos të shuajë zërat që flisnin për një dorëheqje të tij nga posti i kreut të klubit katalanas. ‘Për të gjithë ata që flasin me siguri se unë e bordi drejtues i Barcelonës do të japim dorëheqjen ta kuptojnë se nuk kemi ndërmend ta bëjmë një gjë të tillë-deklaroi Bartomeu-jemi zgjedhur me të drejtë në postet tona dhe kemi iluzione për të vazhduar të drejtojmë këtë klub’. Bartomeu e mori presidencën e Barcelonës në vitin 2015, pas problemeve të shfaqura me blerjen e Neymar. Mandati i tij në krye të kampionëve të Spanjës është 6 vjecar që do të thotë se zgjedhjet e ardhshme te Barcelona do të mbahen në vitin 2021.

sfidanti.al