Hamilton dhe Ibra, duel për “kurorën e pasurisë” në Britani!

Është sërish Ljuis Hamilton më i pasuri sportist britanik. Piloti i Formula 1 i la pas rivalët edhe në 2016, dhe llogaria e tij bankare u rrit me 25 milionë stërlina në 12 muajt e vitit të kaluar, për të arritur në 131 milionë paund stërlina. Gjithsesi, epërsia e Hamiltonit është ngushtuar këtë herë pasi në Britani ka ardhur një kampion i madh. Bëhet fjalë për Zllatan Ibrahimoviçin që u bashkua verën e kaluar me Mançester Junajtidin.

Pasuria e sulmuesit suedez arriti në 110 milionë paund stërlina, duke “kërcyer” menjëherë në vendin e dytë dhe duke lënë prapa Uejn Runin. Ibra është më i pasuri ndër futbollistët. Lista vazhdon pikërisht me Runin, shokun e tij tek Junajtid, me 93 milionë paund stërlina, Xhenson Batonin me 86 milionë dhe me radhë golfisti Rori Mekilroi (82), tenisti Andi Marrej (77), trajneri Zhoze Murinjo (61), ylli i Realit, Garet Bejl (54), basketbollisti i NBA-së Luol Deng dhe Pep Guardiola, të dy në nivel të barabartë, me nga 50 milionë paund stërlina.

Sfidanti.al