Goditi ish të dashurën, Coman ia hedh me 5000 Euro gjobë

Sulmuesi i Bayernit të Mynihut Kingsley Coman ia hodhi paq për dhunën e ushtruar ndaj ish të dashurës së tij, Sephora.  Gjykata i dha atij vetëm dënim financiar; një gjobë prej 5000 Euro si dhe e detyroi të paguajë që të gjitha shpenzimet ligjore të Sephores. Gjithcka ndodhi në muajin qershor kur Sephora denoncoi futbollistin për rrahje. Vete Coman u ndalua policia e Chessy për t’u  liruar më vonë me lojtarin që e kishte marrë përgjegjësinë për aktin e tij. Mësohet se shkaku i zënkës mes Coman dhe Sephorës ishte një kontratë publicitare. Fakti që 21 vjecari e pranoi fajin bëri që gjykata të vendosë ndëshkimin e tij vetëm me gjobë

Sfidanti.al