Everton, Pikford grindet në pub, klubi heton ngjarjen

Xhordan Pikford bëhet protagonist i një ngjarjeje krejtësisht të shëmtuar. Portieri i Evertonit dhe përfaqësueses angleze u përfshi në një sherr në një pub në Sandërlend, që është vendlindja e tij, ku 25 vjecari po kalonte disa orë pushimi pas fitores 2-0 të skuadrës së tij ndaj Ueste Hamit.

Mësohet se Pikford që ishte në shoqërinë e të dashurës së tij, Megan, dëgjoi që disa persona lëshuan fjalë fyese në drejtim të saj dhe kjo e acaroi së tepërmi kështu që u përfshi në atë grindje, madje portierin e nxorën me forcë nga pubi , ndërkohë që ishin të shumtë personat që thërrisnin emrin e tij

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Evertoni që bëri të ditur se tashmë i ka marrë informacionet e duhura dhe se ka filluar të shqyrtojë këtë histori.

sfidanti.al