Kupa Libertadores ka rezervuar këtë vit Superklasiken e futbollit argjentinas në finale; sfidën mes Boca Juniors dhe River Plate. Kjo ndeshje po afron gjithnjë e më shumë dhe atmosfera po ndihet shumë. madje duket se po ndikon edhe në vendosjen e emrave për fëmijët e sapolindur.
Rasti më i fundit është historia e publikuar nga ‘Nacion’ sipas së cilës, fëmija e një cifti argjentinas që ka lindur në 16 tetor quhet…River Plate. Për të qenë më të saktë, emri i plotë i vogëlushit është Agustin Enzo River Plate Bejarano.
Agustin është emri i zgjedhur nga nëna e fëmijës, ndërsa i ati zgjoidhi emrin Enco si Franceskoli, ndërsa River është emri i skuadrës së zemrës. Fati deshi që emri i skuadrës argjentinas të jetë i plotë në atë të vogëlushit, kjo për faktin se mbiemri i nënës së të sapolindurit është Plate për të plotësuar përfundimisht River Plate, si për të dyfishuar gëzimin dhe entuaziamin e babait të vogëlushit.
sfidanti.al