Në Europë dominon futbollin e klubeve dhe quhet Liga e Kampionëve, apo Champions. Në Amerikën e Jugut ndoshta është edhe më shumë e adhuruar, edhe pse më pak e fuqishme financiarisht, dhe emri i saj është Kupa Libertadores. Janë dy trofetë më të mëdhenj kontinentalë, të dy kontinenteve kryesorë të futbollit, suksese që kanë qenë ëndrra e sa e sa brezave të lojtarëve.
Mijëra prej tyre luftuan për t’i fituar dhe shumëkush ia doli, por janë vetëm 9, “të përzgjedhurit” që ia kanë dalë të kenë në kabinetin e tyre, edhe njërën, edhe tjetrën.
Ata janë Kafu (Brazil), Huan Pablo Sorin (Argjentinë), Dida (Brazil), Roke Zhunior (Brazil), Valter Samuel (Argjentinë), Karlos Tevez (Argjentinë), Ronaldinjo (Brazil), Nejmar (Brazil), Danilo (Brazil) dhe zakonisht kanë fituar më parë Libertadoresin, për të kaluar më pas në Europë.
Kafu, Sao Paolo 1992 e 1993, Milan 2007
Huan Pablo Sorin, 1996 Juventus, 1996 River Plejt
Dida, Kruzeiro 1997, Milan 2003, 2007
Roke Zhunior, Palmeiras 1999, Milan 2007
Valter Samuel, Boka 2000, Inter 2010
Karlos Tevez, Boka 2003, Junajtid 2008
Ronaldinjo, Barcelona 2006, Mineiro 2013
Nejmar, Santos 2011, Barcelona 2015
Danilo, Santos 2011, Real 2016
Sfidanti.al