Caroline Caputo është e dashura e re e Neymarit, një djalosh që tregon se ka talent edhe për shijen.
Ylli i Barcelonës, Neymar, ditë më parë bëri të ditur se i ka dhënë fund lidhjes me modelen e aktoren, Bruna Marquezine.
Braziliani kishte thënë se shkak për ndarjen është profesioni i bukuroshes braziliane, aktrimi.
25 vjeçari nuk ka humbur shumë kohë, pasi menjëherë është bërë me të dashur. Caroline Caputo është e dashura e re e Neymarit sipas AS.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se Neymari dhe Caroline (modele) kanë qenë në kontakt ende pa i dhënë braziliani fund lidhjes me aktoren braziliane.