Raiola tallet me tifozët e Milanit, pas vendimit të Donnarummas për të rinovuar kontratën me shtatë herë kampionët e Evropës.
Mino Raiola, agjenti i Gianluigi Donnarummas, është tallur me tifozët e Milanit se ata do t’i ndanin rrugët pas zemërimit së krijuar për mos vazhdimin e kontratës.
18 vjeçari gjatë ditës postoi në “Twitter”: “#Donnarumma, #Raiola. Dje, sot dhe nesër”, duke treguar kështu mbështetjen për agjentin e tij.
Kjo e ka gëzuar tej mase Raiolan, që ka bërë një postim interesant në “Twitter”.
“Donnaraiola vs Urryesit 1-0. Çka do të ndodhi?”, ka shkruar Raiola në rrjetet sociale