U shpall lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Liverpulit, ku edhe shënoi gol, dhe është në rrugë të mirë për të mbrojtur titullin në Angli me Mançester Sitin. Gjithsesi, Kevin De Brujne ka edhe një jetë familjare, jo vetëm profesionale, dhe ai mezi priti përfundimin e ndeshjes së Premier Ligës për të takuar sërish gruan dhe dy fëmijët. Sipas një videoje të hedhur në rrjetet sociale nga vetë lojtari belg, shihet që ai përqafoi fëmijët dhe gruan, dhe pastaj i bleu të vegjëlve Mekdonaldsë për t’i kënaqur ndërsa po ktheheshin në shtëpi.
Sfidanti.al