Po mbushen plot 9 vjet që nga 19 maji i 2013-ës kur Sër Aleks Fergusoni drejtoi për herë të fundit skuadrën e madhe angleze. Që nga ajo kohë në “Old Traford” janë provuar Dejvid Mojes, Luis Van Gal, Zhoze Murinjo, Ole Gunar Solskjer e tani Ralf Rangnik, por askush nuk arriti që të rikthejë ditët e lavdishme. Me 13 tituj në Angli e 2 Champions (pa llogaritur të tjerat), Fergi mbetet i paarritshëm, ndonëse tek Mançester Junajtidi shpresojnë që një holandez të ndjekë gjurmët e tij. Ky duhet të jetë Erik Ten Hag, trajneri i Ajaksit që thuhet se ka rënë dakord për një kontratë 4-vjeçare me “djajtë e kuq”. Një teknik i guximshëm, partizan i futbollit sulmues, që e ka provuar veten tek Ajaksi, por që padyshim do të ketë një detyrë shumë më të vështirë në Angli.
Sfidanti.al