Ançeloti: Të thuash se varemi nga Benzemaja, ke thënë … të vërtetën!

Asnjë trajner nuk do të kishte kurrë dëshirë të veçonte një nga lojtarët e tij në krahasim me të tjerët, e ndoshta kjo falej vetëm kur flitej për Maradonën apo Mesin. Gjithsesi, Karlo Ançeloti tregohet shumë i sinqertë duke pohuar se Reali i tij varet nga futbollist, që quhet Karim Benzema. “Të thuash se ekipi ynë varet nga Benzemaja ke thënë të vërtetën, – pohoi italiani, – edhe pse asnjëherë një ekip nuk është baraz me një lojtar, sërish ne varemi nga golat e Karimit, nga loja e tij që ndihmon shokët në sulm dhe në mesfushë”. Sulmuesi francez po luan sezonin më të mirë në karrierë me 37 gola në 37 ndeshje, ndërsa ka dhënë shumë asistë, si dhe ka shkëlqyer për kombëtaren e tij të Francës.

Sfidanti.al