David Beckam dhe apartamenti luksoz që e ka blerë për 40 milionë Euro

David Bekam ka një jetë të suksesshme edhe pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2013, ndërkohë që shumë shpejt ai pret të shohë skuadrën e tij Inter Miami të luajë në Major League Soccer që është kampionati amerikan I futbollit. Për të qenë sa më pranë klubit të tij, ish kapiteni I përfaqësueses angleze dhe bashkëshortja e tij, Viktoria kanë blerë një apartament në ndërtesën One Thousand Museum, që ndodhet në një nga zonat më ekskluzive të Miamit dhe që kushton 40 milionë Euro.

Banesa do të jetë gati në fillim të vitit 2020 dhe që përkon me datën e nisjes së kampionatit të MLS nga ana e Miamit dhe do të ketë cdo detaj luksoz në mënyrë që cifti Beckam të shijojë në maksimum pamjet spektakolare nga ky apartament. Vlen të theksohet se One Thousand Museum ka edhe një heliport privat, disa pishina, palestër, Spa dhe një sallë eventesh

Sfidanti.al