Portieri i Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen dhe bukuroshja Daniela Jehle, prej pak ditësh zhvilluan në zyrtat e bashkisë së Sitges ceremoninë e martesës civile mes tyre duke përfituar dhe nga ditët pushim që i ishin dhënë futbollistit duke kurorëzuar lidhjen 5 vjecare. Ishte një martesë ‘express’ të cilën e zbuloi vetë Daniela në rrjetet sociale. Por çifti i lumtur nuk e ka mbyllur cështjen e dasmës. Në fakt Ter Stegen ka konfirmuar se gjatë verës, në vendlindjen e tij në Gjermani, do të zhvillohet një tjetër ceremoni martese dhe këtë radhë të pranishëm do të jenë padyshim familjarët dhe miqtë e tyre. E diplomuar në arktitekturë, Daniela, ka një fizik fantastik dhe fare mirë mund të ushtrojë edhe profesionin e modelingut.
sfidanti.al