Dani Alves dhe Joana Sanz, martesa është në krizë? Cifti ‘mbyll gojët e liga’.

Dani Alvesh dhe Joana Sanz nuk e kaluan së bashku natën e ndërrimit të viteve. Futbollisti udhëtoi drejt Brazilit për të festuar së bashku me familjen e tij, ndërsa modelja qëndroi në Paris ku ajo jeton me bashkëshortin e saj. Kësaj i shtohet edhe fakti që asnjë prej tyre nuk poston një foto ku janë bashkë që nga muaji nëntor duke bërë që të shtohen zërat spekulativë se cifti po jeton momente krize në martesën e tyre.

Këto zëra e kanë bezdisur aq shumë modelen saqë kjo e fundit nëpërjet rrjeteve sociale publikoi një mesazh për të përgënjeshtruar gjithcka. ‘Nuk jam braziliane, por spanjolle. Megjithatë po përgjigjem në portugalisht sepse jam shumë e mërzitur-shkruante Joana Sanz-sepse nuk jam 24 orë në 24 me bashkëshortin tim nuk do të thotë se ne nuk jemi bashkë. Në cfarë shekulli jetojmë? Jetojmë në shekullin ku edhe të martuarit bëjnë jete të vecuar. Mbajini mesazhet destruktive larg mehe dhe jetoni jetën tuaj.

Ndërsa Dani Alvesh reagoi në një mënyrë tjetër duke mos shkruar asgjë në postimin e tij dhe duke postuar një foto ku ai është së bashku me Joana Sanz për të komnfirmuar njëherë e mirë se martesa e tyre nuk është në krizë.

sfidanti.al