Zakonisht, njerëzit kur nuk e pëlqejnë diçka ose rrudhin buzët e picërrojnë sytë, ose e hedhin vështrimin nga ana tjetër. Për autoritet në Katar ka një shpjegim tjetër të pakënaqësisë dhe kjo qenka që njerëzit bëkan foto. Ky shpjegim u dha pasi në rrjetet sociale dolën pamje të tifozëve vendas duke i bërë foto modeles Ivana Knoll, ish-Mis i Kroacisë. Vajza u bë histori në Katar me veshjet dhe sfilatat e saj, ndërsa tifozët duket se janë të tërhequr prej saj. Disa i bëjnë foto me celularë, disa e ndjekin me sy. Ndër ta mund të ketë edhe që nuk e pëlqejnë, por disa duket qartë që e pëlqejnë, ndonëse autoritetet japin shpjegim tjetër.
Sfidanti.al