Magjistari i futbollit, njeriu që më shumë se gjithë të tjerët meriton të krahasohet me Maradonën dhe Pelenë, e luajti përballjen jubilar në karrierë. Ndërsa Argjentina u ndesh me Australinë në raundin e dytë të Kupës së Botës, Lionel Mesi doli në fushë për herë të 1 000-të në jetën e tij futbollistike dhe pas këtij “guri kilometrik” nisën menjëherë krahasimet me Kristiano Ronaldon. Nuk mund të ndodhte ndryshe, ndërsa përqasjet filluan që pa vërshëllyer arbitri për startin e ndeshjes. Statistikat janë në krahun e argjentinasit pasi kishte 788 gola e 348 asistë në 999 përballje, ndërsa Ronaldo kishte 725 gola dhe 216 asistë pas 1 000 të tillave. Pra, Mesi me 1 136 gola+asiste, ndërsa Kristiano me 941 gola+ asiste, një diferencë shumë e madhe.
Sfidanti.al