Cfarë po ndodh me Kurtuanë? Nga Spanja vjen spjegimi: E kanë ‘mbytur’ gratë

Thuhet se pas një burri të madh qëndron një femër madhështore. Por kur numri I femrave rritet, cfarë ndodh? Kjo pyetje I duhet drejtuar Tibo Kurtuasë që nuk duket në formën e tij më të mirë. Që nga momenti që ka mbërritur në Madrid, portierit asgjë nuk po I shkon mirë.

Vitin e kaluar ai e pa veten që të humbasë shpesh vendin kundrejt Kejlor Navas, ndërsa këtë vit, gabimet, fërshëllimet ndaji tij, problemet me shëndetin, po e detyrojnë trajnerin Zidane që të aktivizojë Areola. Po cili është problemi për Kurtua?  Media spanjolle e ka gjetur përgjigjen dhe ka të bëjë me jetën sentimentale të portierit belg. E përditshmja ‘El Mundo Deportivo’ tregon se cilat janë femrat që po trazojnë jetën dhe karrierën e Kurtuasë

E para është Marta Domingez, nëna e fëmijëve të portierit. Ishte pikërish nevoja për të qenë pranë familjes ajo që e ktheu Kurtuanë në Madrid, ku pak vite më parë luante me Atletiko Madrid. Në atë moment, jeta sentimentale e belgut nuk ishte aspak e lehtë. Sipas ‘El Mundo Deportivo, gjatë periudhës së qëndrimit të tij në Londër, Kurtua frekuentoi Xhenifer Sancez e sidomos Dilejn Roil, me këtë të fundit që kujdesej për qentë e tij kur Kurtua ishte pjesë e Celsit. Pikërisht për të evituar situata të tilla, Marta I bëri presion për t’u kthyer në Madrid

Dukej se gjithcka po shkonte mirë duke qenë se në prezantimin e Kurtua me Realin e Madridit, Marta ishte e pranishme bashkë më fëmijët duke shfaqur mbështetjen e saj. Por vetëm pak muaj më vonë, Kurtua u bë sërish protagonist I kronikave rozë për një flirt me moderatoren Alba Karijo. Një histori që nisi keq e që përfundoi akoma më keq pas pak kohësh me protagonistët që u bënë protagonistë të zënkave nëpërmjet medias.

Ishte ky një motiv më shumë për të destabilizuar Kurtua që duket se ende nuk e ka marrë veten nga kjo histori. Në fund të të gjitha këtyre femrave, mbeti vetëm Marta që solli fëmijët në ndeshjen derbi kundër Atletikos, por Xhenifer Sancez ndërkaq e kishte bërë paralajmërimin teksa kishte deklaruar: ‘Kurtua ka qenë një don zhuan dhe vazhdon të jetë’.

Sfidanti.al