Biçkova: Më kanë ngacmuar tenistet lesbike! Tenisi hesht…

Tenistja ruse, Jekaterina Biçkova, e mbylli karrierën e saj, kështu që vendosi të ndajë me opinonin sportiv disa kujtime dhe konsiderata të saj befasuese, duke provokuar dhe duke sfiduar me deklaratat e saj teniste dhe tenistë të tjerë që ajo i ka njohur gjatë karrierës së saj. Ajo, në radhe të parë, sulmoi tenistet lesbike që janë përpjekur që ta ngacmojnë dhe ta pengojnë atë gjatë turneve kryesorë të ATP-së. Duke folur në Eurosportin e versionit rus, Biçkova nuk mund të linte pa pëmendur edhe tenistin e shquar serb, Novak Gjokoviç, duke vënë në dukje se ai ka ndryshuar shumë në krahasim me të kaluarën.

“Ku ka humbur ai djalosh që dikur ishte mjaft i gëzuar dhe i predispozuar për të bërë shaka? Mua më mungon ai Gjokoviçi, kurse tani ai është bërë serioz, i rrethuar, gjithnjë, nga guruja (udhëheqësi shpirtëror) dhe psikiatri i tij që nuk e di se përse i duhet. Ai është shndërruar në një ‘ushtar universal’ dhe, tani, ka një shikim të çuditshëm në sytë e tij. Ai i ka një vetëdisipilinë të pazakontë, duket sikur është i programuar. Ndoshta, kjo gjendje i ka ardhur nga triumfet e shumtë; nuk e di se çfarë i ka ndodhur, ndërsa ka qenë kaq karizmatik”, vuri në dukje tenistja ruse Biçkova.

Sfidanti.al