As Zhizeli e bukur nuk e bind dot Tomas Brejdin që të dalë “në pension”

Kuoterbeku legjendar amerikan i ekipit Një Inglend Patriots, Tomas Brejdi, mbushi 40 vjeç, por ai vazhdon të luajë në një nivel mjaft të lartë dhe e udhëhoqi ekipin e tij drejt trofeut në Superboulin e fundit. “Patriotët”, në ndeshjen finale fantastike të Superboulit, dolën nga “gremina”, duke e përmbysur rezultatin kundër ekipit Atlanta Falkons dhe duke e fitur ndeshjen 34-28, ndërkohë që Brejdi fitoi trofeun e tij të pestë. Megjithëse, në një moshë të tillë të madhe, kryesia e klubit të Brejdit po i përgatit atij një kontratë të re pesëvjeçare, ndërkohë që gruaja e tij e bukur, supermodelja Zhizel Bundshen, përpiqet që ta bindë atë që ta përfundojë karrierën aktive.

Megjithatë, Brejdi mendon ndryshe: “Po të kisha pyetur bashkëshorten time, unë, tanimë, do të kisha dalë në pension. Deri tani, ajo ma ka thënë këtë, të paktën, tri herë gjatë bisedave serioze që kam patur me të, por unë, gjithnjë, e kam të gatshme përgjigjen tine: ‘E dashur, po argëtohem aq shumë, duke luajtur, saqë e kam të vështirë që të largohem nga fusha. Kam në plan që të luaj edhe shumë vite të tjerë, pasi e ndjej veten se jam ende në gjendje që të luaj mirë, madje në një nivel të lartë”, vuri në dukje Tom Brejdi.

Sfidanti.al