Balotelli, serish baba; vjen në jetë djali i tij Lion

Pritja përfundoi, Mario Balotelli është bërë baba për herë të dytë. Këtë radhë në jetë erdhi djali i tij Lion i krijuar nga lidhja mes futbollistit italian dhe Clelias, një vajzë 26 vjecare që jeton në Zvicër. Balotelli konfirmoi gjithcka nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram te shoqëruar me mesazhin; Lumturi. vetëm përpara 20 ditësh, Balotelli publikoi në rrjetet sociale foton e një gruaje shtatzënë që rezultoi të ishte pikërisht Clelia, të shoqëruar me mbishkrimin ‘Loading’ dhe tani ai i gëzohet fëmijës së tij të dytë, djalit Lion, ndërkohë që ai është baba edhe i vogëlushes Pia të lindur pas lidhjes me Rafaella Ficon.

sfidanti.al