Tradhëti italiane, Montela “shuton” një nga njerëzit më të besuar!

Dy rezultatet negative në fillimin e këtij sezoni sollën disa ndryshime në “San Siro”. Trajneri i Milanit vendosi që të ndahet me trajnerin e fitnesit, Emanuele Mara, që konsiderohej si një nga njerëzit më të besuar të Vinçenco Montelës. “Rosonerët”, sikurse dihet, shpenzuan më shumë se 200 milionë euro gjatë sezonit të fundit të transferimeve, duke sellë në ekip deri në 10 lojtarë të rinj, por, megjithatë, punët nuk po ecin në drejtimin e duhur. Dështimin e fundit të madh, mbas Lacios, Milani e pësoi në Xhenova, ku u mund nga Sampdoria, kështu që mediumet vunë në dukje mundësinë që Montela të shkarkohej, por, sikurse doli, në vend të kësaj, ai vendosi që “të shutoi” njeriun e tij të besuar, specialistin e fitnesit, Mara, me të cilin ai ka bashkëpunuar vite me radhë.

“Mbasi u mendova mirë, dola në konkluzionin se përgatitja fizike është ajo fushë, në të cilën ne duhet të përmirësohemi më shumë. Me zemër të thyer, ne, bashkë me Emanuelen, vendosëm që të ndahemi. Shfrytëzoj rastin që ta falënderoj atë për bashkëpunimin e deritanishëm”, shkroi Montela në profilin e tij në rrjetet sociale.

Sfifanti.al