E ardhmja e tij mendohej si tepër e madhe, e përsa i përket golave nuk ka zhgënjyer. Zymer Bytyqi ndoshta nuk ka arritur të shpërthejë në liga të mëdha europiane, apo të bëhet tepër interesant për Kosovën, veçse një rrjetë e shënuar së fundmi e vendosi në qendër të vëmendjes. Lojtari 24-vjeçar që luan në krah, realizoi në një mënyrë të tillë për Vikungun në ndeshjen ndaj Kristiansundit, saqë ky gol u vlerësua si kandidat për Çmimin Pushkash të FIFA-s.
Çmimi Pushkash i jepet shëuesit të golit më të bukur të vitit, dhe e kanë fituar lojtarë nga më të mëdhenjtë në botë si Kristiano Ronaldo, Nejmar, Zllatan Ibrahimoviç apo Hames Rodrigez. Bytyqi është i njohur për gola të tillë, sepse ka realizuar shpesh, madje duke i ngjarë edhe golave të shënuar pikërisht nga Ibrahimoviç. Këtë vit ai ka arritur në kuotën 5 gola e 6 asistë.
Ai luan për Vikingun në elitën e Norvegjisë që nga viti 2015, ndërsa ka përfaqësuar Norvegjinë nga ekipi kombëtar U15 deri në U21. Në ekipin përfaqësues të Kosovës, futbollisti 24-vjeçar është thirrur 2 herë dhe mbetet në rrethin e lojtarëve që konsiderohen nga trajneri Shalans.
Sfidanti.al