Formula 1, emocione për Mick Schumacher, në Mugello drejton F2004 e të atit

Pasditja e kësaj të diele në Mugello ishte e emocioneve të mëdha. Përpara zhvillimit të garës së radhës së Botërorit të Formula 1 që ishte e 1000 për Ferrarin, Mick Schumacher bëri një xhiro në pistën toskane teksa drejtoi makinën F2004 me të cilën babai i tij Michael fitoi titullin e 7 dhe të fundit botëror për pilotë në këtë kampionët.

Për më tepër Mick Schumacher e bëri këtë xhiro duke vendosur në kokë helmetën me yje që e bëri të famshëm Schumin. Me pak fjalë është një lloj kthimi në kohë plot drithërima për të riun Mick që teksa është në pritje për të hyrë në botën e Formula 1, ka filluar t’i gëzohet kreut të renditjes së përgjithshme në Botërorin e Formula 2. Në fakt falë vendit të 4 të fituar në Sprint Race, Mick Schumacher e coin ë 8 pikë avantazhin në klasifikim ndaj Ilott

Sfidanti.al