Tjetër ‘bëmë’ e Greenwood; kapet duke thithur gaz

Prej dy javësh Mason Greenwood është kthyer në protagonistin e tabloidëve britanikë dhe për arsye të forta. Talenti i Manchester United bëri debutimin e tij me përfaqësuesen angleze në moshën 18 vjecare, por pas vetëm pak ditësh doli lajmi se ai së bashku me Foden ftuan dy vajza islandeze në hotel duke thyer normat anticovid duke u përjashtuar nga grumbullimi i Tre Luanëve

Por lajmet e këqija nuk mbarojnë këtu. Këtë të diel, ‘The Sun’ publikoi foto të bërë nga një video e  vetë Greenëood duke thithur oksid nitroz i njohur si gazi i të qeshurës, vetëm pak ditë përpara debutimit të tij me përfaqësuesen angleze. Video  filloi të qarkullojë menjëherë në internet dhe sipas burimeve të tabloiditi britanik ajo u postua në Snapchat nga një prej vajzave që ishin me Greenëood në një apartament në Manchester

Ndërkaq edhe vetë futbollisti e pranoi gabimin që kishte bërë.

‘Jam i ndërgjegjshm për rreziqet që sjell kjo praktikë për shëndetin dhe pranoj që nuk ishte një gjykim I drejtë nga ana ime-tha Greenëod-ftoj të gjithë të tjerët të mos ndjekin shembullin tim. Gjithsesi këtë javë mësova se do të gjykohem akoma më fort në karrierën time dhe duhet të repsektoj këtë në të ardhmen. Dua të shpaguaj besimin që kanë treguar për mua trajnerët e mi’.

Sfidanti.al