Është kush është Nejmari, këtë herë duket se pati të drejtë!

Nga fusha doli me kokën ulur, jo pak i turpëruar, ndërsa tepër i zemëruar. Nuk përfundoi aspak mirë për Nejmarin ndeshja e humbur ndaj Olimpikut të Marsejës, ndërsa një betejë personale braziliani e pati me futbollistin kundërshtar, Alvaro Gonzalez. Të dy patën përplasje të ashpër me fjalë, ndërsa në një moment Nejmari e goditi rivalin me grusht, gjë për të cilën u përjashtua me karton të kuq, e pritet të marrë një dënim shembullor në Ligën e Parë të Francës.

Braziliani e akuzoi spanjollin për racizëm, duke theksuar se ai e kishte quajtur “majmun”, shoqërua me një ofendim të rëndë për nënën e tij. Gonzalezi u përgjigj se nuk ishte racist, ndërsa Nejmari u përgjigj po në rrjetet sociale. “Nuk je nga ata që pranon gabimet, – shkruajti ai, – humbja është pjesë e sportit, ndërsa nuk pranoj ofendimet dhe që të sjellësh racizmin në jetën tonë, nuk ju respektoj”!

Sfidanti.al