Zi në klubin e Partizanit, ndahet nga jeta punonjësi i të kuqve

Një lajm i trishtë vjen nga Partizani teksa një prej punojësve të klubit, Luan Gjini është ndarë nga jeta. “Klubi Partizani me keqardhje të thellë njofton lajmin e ndarjes nga jeta të një prej punonjësve më te vjetër të klubit, Luan Gjini. “Lani” siç e njihnin të gjithë nuk ia doli të mposhte sëmundjen e rëndë për të mbyllur sot sytë përgjithmonë në moshën 54 vjeçare. Ai ishte pjesë e pandarë e klubit tonë prej 2 dekadash duke qenë gjithmonë i përkushtuar në shërbim të skuadrës së tij të zemrës dhe Akademisë Partizani. Klubi i Futbollit Partizani dhe presidenti Gaz Demi i përcjellin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe Luan Gjini”, shkruan klubi. “Lani” siç e njohin të gjithë, punonte në klubin e kuq prej dy dekadash duke u thyer në një figurë të dashur për tifozërinë dhe të gjithë protagonistët gjatë këtyre viteve. Redaksia sfidanti.al shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe klubit të Partizanit.

sfidanti.al