Vllaznia prezanton përforcimin e parë. Klubi shkodran njofton se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Serjan Repaj, që ka firmosur një kontratë deri në fundin e sezonit 2026-2027.
Për 24-vjeçarin, që ishte pjesë e Apolonisë vitet e fundit bëhet fjalë për një rikthim në shtëpi, pasi kthehet në qytetin e lindjes aty u është formuar si futbollist.
“KF Vllaznia ka kënaqësi të njoftojë rikthimin në shtëpi të futbollistit shkodran Serjan Repaj. Pas 4 vitesh në rradhët e Apolonisë ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, mbrojtësi 24 vjeçar nga dita e sotme zyrtarisht është i veshur kuqeblu. Me të, klubi ka firmosur një kontratë e cila do të zgjasë deri në fundin e sezonit 2026-2027”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.
sfidanti.al