Vllaznia kompletohet për Europën

Artan Jazxhi do të jetë afrimi i radhës te Vllaznia, i cili do të zyrtarizohet në ditët e ardhshme. Mbrojtësi durrsak tashmë duket se ka mbyllur marrëveshjen me shkodranët, ku do të vijë në formën e huazimit fillimisht nga ana e Teutës. Kjo, për të luajtur ndeshjet e kupave të Europës fillimisht e më pas për të vendosur për diçka edhe më konkrete për vijimin e sezonit. Kësisoj, shtatlarti bashkohet me trajnerin Martini dhe tashmë dëshira e trajnerit shkodran plotësohet. E po ashtu, Vllaznia kompleton edhe repartin e prapavijës me një futbollist që ka eksperiencë në kampionatin tonë. Për 23- vjeçarin, Vllaznia do të jetë ekipi i dytë në karrierë dhe Superiore, ku mbrojtësi është aktivizuar gjatë gjithë karrierës si profesionist deri më tani vetëm me Teutën, skuadrën e vendlindjes së tij.

sfidanti.al