Ndeshja e radhës e Vllaznisë në kampionat do jetë kundër Egnatias. Një duel që mund të përcaktojë shumë për ecurinë e shkodranëve, por edhe të rrogozhinasve për sa i përket renditjes finale. Statistikat e këtij edicioni tregojnë një baraspeshë totale mes dy skuadrave, që cilësohen si nga më të fortat e elitës së futbollit tonë. Kështu, ndeshja e parë e zhvilluar në Shkodër këtë sezon ka përfunduar në shifrat 3-1 për kuqeblutë. Golat për Vllazninë i gjenin Mala, Qato dhe Balaj me Ujkën për Egnatian që kishte shënuar për shifrat provizore 1-1.
Në fazën e dytë në duelin e luajtur në Rrogozhinë gjithçka përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, ku shënonin Lushkja për Egnatian dhe Dodaj për Vllazninë. Në duelin e fazës së tretë, Egnatia do t’u kthente “reston” kuqebluve në “Loro Boriçi”. Ekipi i drejtuar nga Tetova triumfonte me rezultatin 0-2 falë rrjetave të Lushkjes dhe Zejnullait. Në ndeshjen e radhës, që do të jetë edhe e fundit për këtë sezon, do shihet nëse do ndonjë nga skuadrat do arrijë të bëjë diferencën ndaj njëra-tjetrës.
sfidanti.al