Mbappe e Vini bëjnë me dhembje koke Anccelotti-n

Karlo Ançeloti është detyruar të shpikë sërish! Pasi ka shtrydhur mirë trurin duke u përpjekur të bashkojë të gjitha pjesët e sulmit të tij, trajneri i Realit të Madridit tani ka një tjetër mision të ndërlikuar taktik: të bëjë që Vinicius dhe Mbape të bëjnë komplementarin e njëri-tjetrit.

Do të thotë, ndryshe nga sa duket se po ndodh në ndeshjet e fundit, prania e tij në fushë nuk gjeneron mungesë lidhjeje, por mungesë produktiviteti. Dhe nuk është sekret, fusha nuk gënjen, se si braziliani ashtu edhe francezi, të cilët priren të luajnë në krahun e majtë të sulmit, ndonjëherë ngatërrohen mes tyre.

Fakt është se kur Vini luan në të majtë dhe nuk e ka Mbapenë nëpër këmbë, braziliani paraqitet më mirë. E njëjta gjë ndodh dhe me francezin, kur merr krahun e majtë dhe braziliani nuk i ndërhyn. Duke pasur parasysh këtë fakt dhe duke shtuar tjetrin se si njëri dhe tjetri janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm për Realin, detyra e Ançelotit ndërlikohet edhe më tej. Në këtë sezon, atij i është dashur të improvizojë shpesh, veçanërisht në mbrojtje, i kushtëzuar nga mungesat e shumta.

Ka bërë lëvizje edhe me Bellingamin. Por tani detyra nuk është dhe aq e lehtë. Në këto ditë pauze të kampionatit, italiani duket se u është kthyer librave dhe të gjithë eksperiencës së tij për të zgjidhur një rebus në sulmin e Realit. Ançeloti duhet të gjejë një mënyrë që të dy lojtarët të ndajnë hapësirën e veprimit mes tyre pa u bërë pengesë për njëri-tjetrin. Sepse ideja është që Vinicius e Mbape të jenë një aset më shumë në fushë sesa një problem. E thënë është e thjeshtë, por praktikisht nuk është e tillë.

sfidanti.al