Në Vlorë besojnë se Flamurtari është kampioni moral i Kategorisë së Parë. Ish-portieri Erion Dinaj është njëri prej atyre që mendon kështu. 43-vjeçari, që aktualisht është edhe përgatitës i portierëve në klub, përkrah Luan Birçes, thekson se ekipet kundërshtare luajnë fort me Flamurtarin dhe se nuk veprojnë me këtë standard me Vorën.
“Flamurtari është në vend të dytë, por unë mendoj se është kampioni moral i kësaj kategorie. Unë nuk e uroj që ne të dalim në vend të dytë, por duhet të jemi të parët. Pse e them këtë? Po të shikoni ndeshjet e Vorës, por pa aluduar, ka diçka që ekipet kundërshtare nuk luajnë futboll të fortë kundër tyre. Ndërsa kur janë me Flamurtarin, e kemi dëgjuar shpesh trajnerin Agostineli, dhe të drejtë thotë që bëjnë lloj-lloj lojërash dhe manovrash që ta ndalojnë Flamurtarin me të gjitha format. Rasti i fundit është me Kastriotin. Unë u habita me atë lojë që ata bënin. Portieri i tyre që në sekondën e parë që është vendosur topi në rivënie fundore e vononte lojën. Ne jemi të gjithë me kronometër në dorë kur jemi në pankinë dhe mund të ishte minuta e parë. Pastaj rrodhën ato ngjarje që i panë të gjithë”, shprehet Dinaj.
sfidanti.al