Vetëm dy fitore larg “historisë”, Partizani sfidon sot kazakët e Astanës

Partizani do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e parë të fazës “Play Off”, aty ku përballë do të ketë skuadrën e Astanës. Të kuqtë synojnë që të marrin maksimumin në një transfertë mjaft delikate, ku në fakt pritet që të jetë edhe shumë e vështirë.

Si Partizani, ashtu edhe Astana vijnë në këtë fazë të “Play Off” si skuadra të eliminuara nga Liga e Kampioneve, aty ku së fundmi ishte Ludogoretsi, skuadra që eliminoi kazakët, ndërkohë që Partizani eliminohej nga BATE Borisov që në turin e parë të Championsit. Sakaq, ndeshja që do të nisë në orën 16:00 me orën tonë lokale, ndeshje e cila do të transmetohet në “MCN TV”. Ndeshja e kthimit, do të luhet pas një jave në “Elbasan Arena” dhe dy skuadrat synojnë që ta kenë sa më të lehtë në kthim, duke luajtur për gjithçka ditën e sotme.

 

sfidanti.al