Roberto Mançini u largua nga drejtimi i Italisë në mënyrë të papritur dhe menjëherë pasi u zyrtarizua largimi i tij, Mançini u shpreh se nuk ka dhënë dorëheqje për çështje parash por për faktin se kishte përplasje me presidentin e federatës.
Sakaq, “Gazzetta dello Sport” raporton se Mançini ka arritur akordin me Arabinë Saudite, për t’u bërë trajneri i ekipit kombëtar. Për këtë aventurë të re, veç klauzolave dhe stafit që do të jetë personal i Mançinit, paga do të arrijë në vlerën e 90 milionë eurove. Trajneri pritet që të marrë 30 milionë euro në sezon dhe objektivat janë të qarta. Menjëherë puna e tij do të nisë nga Kupa e Azisë, ku më pas duhet që të kualifikojë skuadrën për në Botërorin e 2026. Ditët në vijim, pritet që të bëhet edhe zyrtarizimi i trajnerit.
sfidanti.al