Në Kampionatin Botëror të Atletikës që po mbahet në Budapest, dje ka konkurruar për Shqipërinë edhe Franko Burraj. Kampioni shkodran mori pjesë në garën e 200 metrave, por pa mundur që të lerë gjurmë.
Me kohën 21.52 ai u rendit i fundit në Baterinë 1, ndërsa me këtë rezultat u klasifikua në vend të 52-të ndërmjet 54 konkurrentëve që mbyllën garën. Kujtojmë se Franko Burraj mban rekordin kombëtar për Shqipërinë në disiplinën e 200 metrave, me kohën 21.19 të vendosur në qershor gjatë Lojërave Europiane. Burraj mban gjithashtu edhe rekordin kombëtar në 400 metra me kohën 46.16.
sfidanti.al