Korrea drejt kalimit te Marseja, Inter pranë rikthimit të Aleksis Sançez

Stafeta e fundit për sulmin e Interit është gati. Kalimi i Hoakin Korreas te Marseja është duke u mbyllur. Palët kanë plotësuar procesverbalet dhe priten të finalizojnë gjithçka ditën e sotme me formulën e huazimit dhe me të drejtë blerje në fund të sezonit për 15 milionë euro.

Në korsinë e kthimit duket në horizont Aleksis Sançez. Sulmuesi kilian është duke pritur një telefonatë nga drejtuesit e Interit për t’u rikthyer e për të firmosur një kontratë vjetore që të vihet menjëherë në dispozicion të Inzagit. Kiliani zhvilloi performanca fantastike te francezët sezonin e kaluar, duke u bërë menjëherë lojtari më i rëndësishëm i klubit dhe tanimë është i gatshëm për një rikthim në “Meaca”

 

sfidanti.al